Shkarkohet drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu


73747D66 4B2A 445B BD47 F898AD0BC16D

73747D66 4B2A 445B BD47 F898AD0BC16D

Bordi i ShSKUK-së e ka shkarkuar të hënën drejtorin e përgjithshëm, Basri Sejdiu.

Në vend të Sejdiut, ushtrues detyre është caktuar Valbon Krasniqi.

Arsyet që i ka dhënë bordi për shkarkimin e tij lidhen me raportin e auditorit të brendshëm, që ka identifikuar shkelje të shumta; gjetjet e bordit, keqmenaxhim e performansë të dobët.

“Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mospërmbushjes së detyrave të punës”, shkruhet në njoftimin për medie të ShSKUK-së.

Mbledhja e bordit, si ka mësuar KOHA, është thirrë të premten me këtë pikë të rendit të ditës, ashtu si e parasheh statuti që mbledhjet të thirren 48 orë përpara.

KOHA ka raportuar për shkeljet e shumta në ShSKUK, që janë evidentuar nga Auditori i Brendshëm.

Ky institucion kishte planifikuar që të shpenzonte për marketing rreth 4 mijë euro, raporton KOHA.

Raporti nuk e sqaron se pse ky institucion ka rritur shpenzimet për rreth 40-fish në këtë kategori.

Në kopjen e këtij raporti voluminoz, të cilin e ka siguruar KOHA, Auditori i brendshëm ka konsideruar edhe shkelje të tjera.

Theks i veçantë i është kushtuar mbledhjes së të hyrave në QKUK.

Janë analizuar tiketat e parkingut, të cilat qytetaret duhet t’i paguajnë.

Auditimi ka nxjerrë se janë rreth 137 mijë tiketa të humbura.

Shërbimet në QKUK janë me pagesë, përveç disa kategorive sociale.

Megjithatë, në dokumentin e siguruar nga KOHA ka dallime të mëdha mes numrit të pacientëve që marrin shërbimin, dhe atyre që i bëjnë pagesat. Nga rreth 3.000 mijë CT të kryera në Klinikën e Radiologjisë, sipas raportit, vetëm 300 raste kanë participuar në pagesa.

Njëjtë ka ndodhur edhe me shërbimin e rezonancës magnetike: prej gati 3.500 rasteve kanë paguar vetëm rreth 600 pacientë.

Raporti trajton edhe shumë aspekte të funksionimit të spitaleve publike, ku mes tjerash është theksuar se aplikojnë norma të ndryshme për hapjen e historisë mjekësore.

Shumica e regjistrimeve të mjeteve që hyjnë në QKUK evidentohen nga zyrtarët në mënyrë manuale.

Auditori i brendshëm ka gjetur se për pagesa nuk u përdorën bllok-dëftesa me tri kopje, mungojnë shënimet me të cilat vërtetohet lirimi nga bashkëpagesa, si dhe ka vonesa në dorëzimin e pagesave.

ShSKUK-ja vazhdimisht është ankuar për mungesë të buxhetit, e sidomos për kategorinë e barnave esenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!