Shkelja e masave kundër coronavirusit, Sami Lushtaku e Uran Ismaili s’mbajnë maskë as distancë

loading...

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe bashkëpartiaku i tij, deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, janë fotografuar në një ndejë diku në Gollak.

Sipas fotografive të publikuara nga Lushtaku, në këtë ndejë është një numër i madh personash.

Ndeja është mbajtur në një ambient të mbyllur.

Asnjëri prej të pranishmëve s’ mban maskë dhe ata as s’ e respektojnë as edhe masën tjetër të mbrojtjes nga coronavirusi – distancën.

“Sonte në Gollak, bashkë me një pjesë të bashkëluftëtarëve të kësaj ane. Është kënaqësi e madhe sa herë jemi së bashku, për të kujtuar të kaluarën e popullit tonë si dhe për të këmbyer idetë për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë”, ka shkruar Lushtaku në ‘Facebook’.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës në mbledhjen e datës 28 korrik i ka ndaluar mbledhitë apo ahengjet e tilla familjare apo private.

“Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *