Thu. Jun 30th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Vrapimi është një mënyrë e thjeshtë dhe efikase për t’u stërvitur: gjithçka ju duhet janë vetëm një palë atlete të mira. Është treguar që vrapi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe kacerit, duke mbajtur nën kontroll peshën dhe tensionin e gjakut.

Një studim i fundit, i publikuar tek revista ‘Progresi në Sëmundjet Kardiovaskualre+ muajin e kaluar, ka zbuluar se njerëzit të cilët priren të bëjnë vrap jetojnë 3 vjet më gjatë se ata që s’ e ushtrojnë këtë lloj sporti.

Hulumtuesit shkencorë, të cilët kanë bërë edhe më parë hulumtime mbi përfitimet e vrapimit në shëndet, vendosën të hulumtojnë Nëse format e tjera të stërvitjes, si ecja apo ngasja e biçikletës, sigurojnë të njëjtat përfitimet, ose Nëse vrapuesit kanë ndonjë avantazh special.

Ata zbuluan se këto forma të stërvitjes kanë një farë lidhje me jetëgjatësinë, por jo në të njëjtin nivel si vrapimi. Nga studimet e kryera, specialistët zbuluan se një orë vrap në ditë mund të përkthehet në 7 orë të shtuara në jetën e një njeriu. specialistët rekomandojnë që çdo njeri të bëjë 4 orë vrap në javë.

Vrapuesit priren të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme, s’ janë përdorues të duhanit, alkoolin e pinë në sasi të moderuar etj.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page