Shoqata e Hotelerisë së Kosovës reagon ndaj pronarëve kosovarë për trajtimin që po i bëhet stafit shërbyes

loading...


Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë ka reaguar për mos trajtimin e dinjitetshëm të pronarëve të lokaleve të ndryshme të gastronomisë ndaj stafit shërbyes, kamerierëve, banakierëve e kuzhinierëve.

me anë të një reagimi në Facebook, nga shoqata janë shprehur se të ashtuquajturit “pronarë” kërkojnë shërbime të paarsyeshme ndaj stafit shërbyes. Kërkojnë punë që në të vërtetë s’ duhen kryer nga ata.

Nga shoqata kanë listuar disa kërkesa të pronarëve të ndryshëm kosovar ndaj punëtorëve të tyre. Kërkesa këto siç i quan edhe shoqata – jashtë etikës së punës”.

“Të pastrohet tualeti, të shkurtohen drutë, të ju ushqehen qentë, të ju dërgohen fëmijët në çerdhe”, këto janë disa nga veprimet që kamerierët dhe pjesa tjetër e stafit shërbyes shpesh detyrohen t’i kryejnë mbasi këtë ua kanë kërkuar “pronarët”.

Reagimi i Shoqatës pa ndërhyrje:

Koleg Hotelier te nderuar, jemi bashk me disa koleg Hotelier tu diskutu per diskriminimin e stafit sherbyes ne Hoteleri , pra e kam fjalen per Kamarier, Banakier, Kuzhin .

Biseda eshte se perse disa pronar biznesesh apo “Pronar” siq i quajm ne ketu ne Ks , i kerkojn sherbime jasht etikes se punes per te cilen e ka mar ne pune . P.sh kamarierin ne Restaurant e shtin me pastru toaletin, me shkurtu dru, besoni qe ka raste edhe ju kan thane , dil qiti qenit pak ushqim , pra qenit te cilin e man per qef te vetin ai. Ka asi raste kur edhe ju kan than shko merrmi fmit ne kopsht-qerdhe, ka asi raste pastro sallen ku ne ate Restaurant jane klientet duke u sherby me ushqim dhe si mundet kjo gje me ndodh kur ai Kamarier i sherben klientet me ushqim dhe ne te njejten kohe ai duhet te pastorj sallen .

Respeket Per Kamarier dhe stafin sherbyes ne HOTELER

The post Shoqata e Hotelerisë së Kosovës reagon ndaj pronarëve kosovarë për trajtimin që po i bëhet stafit shërbyes appeared first on Insajderi.

Related posts