Shoqata e pacientëve, letër Hotit: 18% e popullatës për shkak të vështirësive financiare s’ marrin shërbime shëndetësore aspak


Shoqata e pacientëve i ka dërguar letër kryeministrit Avdullah , ku theksojnë se mbulimi universal shëndetësor është një prej Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, ndërsa sipas tyre është larg realizimit të këtyre objektivave dhe larg mbrojtjes së secilit qytetar të saj.

Siç thuhet në letër, e ku i referohen Raportit të Progresit të vitit 2018, 1/3 e popullatës s’ i merr shërbimet e nevojshme shëndetësore, ndërsa 18% e popullatës, për shkak të vështirësive financiare s’ marrin shërbime shëndetësore aspak.

Kjo shtresë e popullatës në kushte ‘normale’ të Kosovës kanë humbur jetën në heshtje pa u hetuar aspak nga sistemi, sot në kushte pandemie, armata e këtyre fatkeqëve vetëm sa është shtuar dhe mjerimi i tyre vetëm sa është thelluar”, thuhet në letër.

Sipas Shoqatës së Pacientëve, rasti i pandemisë , ka treguar më së miri që sektori i shëndetësisë nënkupton më shumë se shëndet dhe se investimi në shëndetësi është investim edhe në ekonomi, edukim, etj.

Kanë kaluar dy dekada nga lufta dhe po vazhdon ta ketë një sistem shëndetësor të emergjencës së pasluftës. Me gjithë nismat për reformim të sistemit, po bëhen tetë vite nga i Ligjit për dhe reforma s’ po fillon. ynë s’ e ka të përzgjedhur mjekun e vet sipas ligjit; s’ është implementuar koncepti i mjekësisë familjare, etj. Po bëhen shtatë vite të Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe akoma mbulimi me sigurime s’ shihet në horizont”, thuhet më tej.

Duke u nisur nga këto dhe shumë të tjera, ka ardhur në konkludim se Kosova duhet të kalojë nga “sistemi shëndetësor i orientuar në sëmundje” në “sistem shëndetësor të orientuar në pacientë ”.

Në këtë letër, ku janë të nënshkruar disa organizata, kërkohet që të fillohet pa vonesë reforma në sistemin shëndetësor; të krijohet një sistem që prodhon të dhëna shëndetësore të krahasueshme ndërkombëtarisht, me fokus të veçantë në Sistem të Integruar të Informimit Shëndetësorë (SIISh), Kontabilitet Shëndetësor Kombëtarë (KoSh) dhe Raporte të standardizuara të punës për të gjitha institucionet shëndetësore; të hartohet strategjia kombëtare për shëndetësi ( themelohet Komiteti Kombëtar për i cili do të përbëhet nga të gjitha grupet e interesit, përfshi edhe shoqërinë civile).

Po ashtu është kërkuar të përgatiten institucionet shëndetësore dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për kontraktim të shërbimeve dhe implementim të Ligjit për sigurime shëndetësore; të fillohet me kontraktim të shërbimeve dhe jo mbledhje të premiumeve, etj.

Zoti Kryeministër. Jo rastësisht fjalën ‘shnosh’ populli ynë e përdorë shumë shpesh. Pa shëndet s’ i duhet as ekonomia, as kultura, as asfalti, as… as….!  gjitha të tjerat, pa shëndet, e humbin kuptimin.

Jemi të vetëdijshëm që Ju keni edhe shumë obligime të tjera shtetërore. Por, këto kërkesa, s’ janë kërkesa se ne i duam. Këto janë nevoja të domosdoshme që sistemi shëndetësor të marr një kahje të mbarë. Në të kundërtën, një vend që të zhytë në varfëri vetëm se ti kërkon shërim aty, ai vend bëhet i pajetueshëm. Lutem qe fëmijët e mij të mos i zë viti në këtë vend !”.

Ata përmes letrës drejtuar kryeministrit kanë kërkuar edhe takim për të diskutuar rreth gjendjes shëndetësore në vend.

Postime të ngjashme