Shoqata „Kraja“ në New York ka shpërndarë 110 paketa ushqimore në Krajë Ulqin dhe Tivar

loading...

Është bërë e ditur se Shoqata shqiptare “Kraja” në New York u bashkohet nismave humanitare të anëtarëve të Diasporës, duke shpërndarë ushqime për familjet në vendin e origjinës, të cilat po kalojnë një periudhë të vështirë me përballjen e pandemisë, transmeton albinfo.ch.

Shoqata Kraja ka shpërndarë 110 paketa ushqimore për 110 familje në Krajë Ulqin dhe Tivar.

Ky ka qenë vazhdim i fushatës se Shoqatës Kraja për sigurimin dhe shperndarjen e produkteve ushqimore gjatë pandemisë COVID-19 por edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ne fund të marsit Shoqata Kraja ka perfunduar fazën e parë të shperndarjes së produkteve bazë (Miell, voj dhe sheqer) kurse faza e dytë njëkohsisht shporta e Ramazanit ka qenë e përbër nga një numër me i gjër artikujsh ushqimore dhe higjenal.

Shoqata Kraja falenderon të gjith antarët dhe donatorët që përkrahin aksionet tona humanitare. Listën e donatorve mund ta gjeni ne linkun në vazhdim: https://shoqatakraja.com/donacionet-2020. /Albinfo.ch.

The post Shoqata „Kraja“ në New York ka shpërndarë 110 paketa ushqimore në Krajë Ulqin dhe Tivar appeared first on Albinfo.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *