Skip to toolbar

Shpallen fituesit e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore për 2020


loading...

Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur fituesit e konkurseve për mbështetje të projekteve të OJQ- ve dhe të projekteve të individëve, në fushën e trashëgimisë kulturore për 2020.

Buxheti për mbështetje të projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore për OJQ është 186,000.00 euro, kurse për individ është 70,750.00 euro.

Projektet fituese të OJQ-ve janë publikuar vetëm me numër të protokollit, kurse lista e projekteve fituese për individ përmban të dhënat kryesore të projektit dhe shumë e ndarë për secilin projekt.

MKRS në një përgjigje për Kallxo.com se publikimi i listës së projekteve fituese të OJQ-ve me të dhënat të plota do të bëhet pas përfundimit të afatit ligjor për parashtrimin e ankesave.

“Mbështetur në Rregulloren (MKRS) – Nr.04/2017 Mbi Kriteret, Standardet dhe procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve,  Komisioni për shqyrtimin e projekteve të OJQ-ve, pas përzgjedhjes së projekteve fitues publikon listën preliminarë të fituesve të thirrjes publike. Rezultatet preliminare janë publikuar me nr. të protokollit, të cilin secila OJQ e posedon, pasi që janë pajisur me nr. të protokollit me rastin e dorëzimit të projektit në Zyrën e Arkivit në MKRS. Rezultatet preliminare shndërrohen në rezultatet finale pas përfundimit të afatit ligjor për parashtrimin e ankesave. Rezultatet përfundimtare publikohen me emër dhe mbiemër të përfituesit, titull të projektit, emër të OJQ-së, adresën e përfituesit si dhe buxhetin e miratuar”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së.

Sipas MKRS, nga 212 OJQ që kishin aplikuar në thirrjen e ministrisë për mbështetje të projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore, vetëm 38 prej tyre janë mbështetur.

kurse nga 42 projekte individuale që konkurruan në thirrjen e ministrisë për fushën e trashëgimisë kulturore janë mbështetur vetëm 15 prej tyre.

 

 

 



loading...