Shpuarja e veshëve te fëmijët – a është e sigurtë?


Shpuarja e veshëve , Veshët, Veshi, Vathi

Shpuarja e veshëve te fëmijët – a është e sigurtë?

A mund të shpohen veshët menjëherë pas lindjes, apo kjo procedurë të shtyhet për më vonë?

Kjo është dilema e disa prindërve të cilët duan që vajza e tyre (ndoshta edhe djali🙂) tê duket më bukur me vathë në veshë.

Jo, mos ia shponi veshët fëmijës suaj derisa të rritet! Arsyet janë këto:

🔶️ Veshi zhvillohet gjatë gjithë fëmijërisë dhe nuk rekomandohet që të ngarkohet me një objekt të huaj (qoftë ky edhe nga metal i çmueshëm).

🔶️ Ka rrezik që të zhvillohet infeksioni. Fëmijët akoma nuk e kanë imunitetin të zhvilluar në tërësi, prandaj edhe një infeksion banal mund të shkaktojë problem të madh.

Ka mundësi që në lëkurë të ketë stafilokoke të cilat mund të futen në organizëm përmes shpuarjes së veshit dhe të zhvillohet infeksioni që shoqërohet me skuqje, enjtje, qelb, dhimbje dhe temperaturë.

🔶️ Ka rrezik për dëmtim mekanik që mund të ndodhë derisa fëmija flenë dhe vathi mund të kapet për jastëk, për mbulesa të shtratit ose batanije. Ka rrezik që të shqyhet lapra e veshit.

🔶️ Ka rrezik për zhvillimin e reaksionit alergjik që manifestohet me skuqje dhe kruarje të aurikulës si dhe rritje të gjëndrave limfatike pas veshit (kjo ndodhë sidomos nëse vathët kanë nikël).

Prandaj, shtyeni shpuarjen e veshëve derisa fëmija të rritet mjaftueshëm që mund të këshillohet me ju!

Burimi: Poliklinika Dr.Memli

error: Content is protected !!