Shqipëri: 597 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit

loading...


Edhe Shqipëria është duke u përballur me numrin e lartë të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket pandemisë me COVID-19.

11 pacientë s’ kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, ndërsa janë regjistruar 597 raste të reja.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2 mijë e 501 testime, prej të cilave 395 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë.



Related posts