Shqiptarët dhe serbët e Kosovës bëjnë apel të përbashkët lidhur me personat e pagjetur


loading...

Asociacionet e familjeve të personave të zhdukur shqiptarë e serbë të Kosovës në një konferencë për shtyp të enjten në Beograd thanë se të dyja vendet duhet të hapin arkivat e kohës së luftës dhe të japin informacione për njerëzit që akoma janë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë.

“s’ do ketë përparim në ndonjë shoqëri derisa aty ka varre sekrete dhe eshtra të paidentifikuara”, tha Natasha Shqepanoviq, kryetare e Shoqatës së viktimave të Kosovës.

“Ne kërkojmë hapje të të gjitha arkivave dhe evidencave që kanë lidhje potenciale me varret, ne kërkojmë hetim gjithpërfshirës dhe profesional, dhe ne kërkojmë mbrojtje të dëshmitarëve,” shtoi ajo.

Bajram Qerkinaj nga Qendra për persona të zhdukur në Prishtinë tha se “Ne s’ duhet të mashtrohemi se përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës në bisedime në Bruksel për normalizim të raporteve do shpalosin ndonjë gjë rreth personave të zhdukur.

“s’ është vetëm presidenti serb Vuçiq, por të gjithë politikanët në Serbi dhe Kosovë s’ kanë thënë kurrë atë çfarë dinë. Atë që do duhej ta kishin bërë, s’ e bënë kurrë,” tha Qerkinaj.

Përfaqësuesit e personave të zhdukur thanë se deri në këto momente janë 1,643 njerëz akoma të renditur si të zhdukur nga lufta në Kosovë.

“Sot janë 1,643 familje që s’ e dinë se ku i kanë më të dashurit e tyre,” tha Gordana Gjikanoviq nga Shoqata e viktimave të Kosovës.

ngjarja e titulluar ‘Të zhdukurit s’ duhet të mbesin një numër- Ata kanë emra’, është organizuar nga Shoqata e viktimave të Kosovës dhe Qendra për persona të zhdukur në Prishtinë para ditës ndërkombëtare të të zhdukurve – 30 gusht.

Një gjë me të njëjtin emër dhe pjesëmarrës është mbajtur edhe në Prishtinë të martën. Balkan Insight



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *