Skip to toolbar

Shqiptarja fiton mandatin e deputetes për herën e tretë në Kroaci


loading...

E Hënë, 6 Korrik 2020 – 9:00
albinfo.ch

ph:facebook/Ermina Lekaj Prljaskaj

Është bërë e ditur se shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci, shkruan albinfo.ch.

nevojitet theksuar se kjo është hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera.

Në një postim, pas mesnate mbrëmë vet ajo ka shpallur fitoren, duke falënderuar përkrahësit, që edhe në ato momente i kishte afër.

“Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Në Kroaci dje u mbajten zgjedhjet e përgjithshme, ku shqiptarët së bashku me popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë garuan për të fituar një vend në Kuvendin e Kroacisë, vend i cili u ka takuar shqiptarëve në dy zgjedhjet e fundit dhe tani sërish këtë vend e gëzon shqiptarja Ermina Lekaj-Përlaskaj /Albinfo.ch.

 

Pobjednička ekipa! 4️⃣✔️Hvala svima! Ekipi fitor! 4️⃣✔️Faliminderit te gjithve!#erminalekajprljaskaj

Publiée par Ermina Lekaj Prljaskaj sur Dimanche 5 juillet 2020



loading...