Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë


loading...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24  orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 persona si pasojë e COVID-19.

Po ashtu, IKShPK njofton se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratorët private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive

Numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.606.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë.



(Visited 1 times, 1 visits today)
loading...