Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Gjatë shtatzënisë, gratë janë të prirura të shtojnë në peshë. E krejt kjo vie si rezultat i rritjes së dëshirës për të ngrënë.

Kur një grua shtatzënë fiton më shumë se 15 kg, ekziston rreziku që foshnja të fitojë astmën në fëmijëri apo edhe alergji në ushqim ose në barna.

Studiuesit kinezë, filluan një hulumtim duke vëzhguar 15,145 çifte nënë-fëmijë në Shangai, dhe ndoqën shtimin në peshë të shtatzënisë dhe shëndetin e fëmijëve për një mesatare prej gati tetë vjetësh. 

Ata zbuluan se, krahasuar me nënat që fituan sasinë e rekomanduar të peshës gjatë shtatzënisë (rreth 10 deri në 15 kg për një grua me peshë normale) fëmijët e atyre nënave të të cilëve shtuan 15 deri në 25 kg kishin një rritje prej: 13 përqind të rrezikut të astmës, rinitit alergjik, alergjisë ndaj ushqimeve të ndryshme ose alergjisë ndaj ilaçeve, dhe një rritje prej 9 përqind të rrezikut ndaj ekzemës.

Kur një grua fitoi më shumë se 25 kg, rreziku i astmës tek foshnja u rrit me 22 përqind, i rinitit alergjik me 14 përqind, i ekzemës me 15 përqind dhe i një alergjie ushqimi ose ilaqi me 21 përqind krahasuar me shtimin normal të peshës.

Këto rreziqe ishin edhe më të larta tek gratë që kishin mbipeshë para shtatzënisë.

Edhe Me kusht që fëmijët janë gjenetikisht alergjikë, masat e hershme të ndërhyrjes efektive mund të zvogëlojnë shfaqjen e sëmundjeve alergjike, në mënyrë që fëmijët të rriten shëndetshëm.

Studimi është mbështetur tek të ardhurat e nënave, pirjen e duhanit, përdorimin e alkoolit, historitë familjare të alergjisë si dhe faktorë të tjerë. 

[ad_2]

You cannot copy content of this page