© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
shtatezania

Shtypja e ulët e gjakut gjatë shtatzënisë – a e rrezikon beben?

Gjatë shtatzënisë zgjerohen enët e gjakut dhe kjo bën që shtypja e gjakut të bie (sidomos deri në javën e 24 të shtatzënisë).

Quhet shtypje e ulët nëse vlera e saj është nën 90/60 mmHg.

Faktorët tjerë që ndikojnë në uljen e shtypjes janë: dehidrimi, qëndrimi shtrirë për një kohë të gjatë, anemia, gjakderdhja, barnat, çrregullimet hormonale, problemet me veshkat, infeksionet, kequshqyerja.

Zakonisht shtypja e ulët nuk shkakton probleme, përveç rasteve kur ka rënie të shpejtë dhe të menjëhershme.

Rrallëherë mund të ndodhë që shtatzëna të rrëzohet dhe të lëndohet.

Janë bërë shumë studime për të përcaktuar rrezikun për beben që mund ta shkaktojë shtypja e ulët e gjakut dhe rezultatet janë kundërthënëse.

Sipas disa studimeve kjo mund të jetë shkak i ngecjes së frytit në rritje dhe vdekjes së frytit, por studimet tjera thonë se kjo ndodhë për shkaqe tjera dhe jo nga shtypja e ulët e gjakut.

Zakonisht, nuk ka nevojë për asnjë mjekim të shtypjes së ulët të gnakut, përveç rasteve me simptoma të theksuara.

Shtypja e gjakut fillon të rritet gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë.

Nëse keni shtypje të ulët të gjakut:
✴ Mos u ngritni shpejt në këmbë kur jeni ulur ose shtrirë
✴ Mos qëndroni në këmbë pa lëvizur për një kohë të gjatë
✴ Hani shpesh dhe pak gjatë gjithë ditës
✴ Mos bëni dush me ujë shumë të nxehtë
✴ Pini ujë mjaftueshëm
✴ Vishuni rehatshëm me rroba të gjera

Konsultohuni me mjekun për problemet që mund t’i keni!

Poliklinika “Dr. Memli”
📍 Ulpiana D9, Prishtinë
☎️045 725 725 ose
☎️049 66 77 22 (ky numër edhe viber)

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.