Shukri Buja kishte blerë nga AKP-ja 12 hektarë tokë me vlerë 48 mijë euro


loading...

Ish- kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, në vitin 2005 i kishte blerë nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit (AKP) 12.9 hektarë tokë bujqësore për 48 mijë euro.

Kjo është treguar në deklarimin e pasurisë të Bujës në vitin 2018, si këshilltar në Presidencë.

Viti i blerjes së kësaj toke është në vitin 2005 dhe është në pronësi vetëm të deklaruesit.

ndërsa në deklarimin e pasurisë të Shukri Bujës të vitit 2020, s’ figuron kjo tokë.

Në anën tjetër, të enjten, ish kryesuesi i bordit të AKP-së, Blerim Rexha, para Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizimin, tha se ka rrëfyer se gjatë kohës s aka qenë kryesues bordi ka pasur presione të shumta, ndërsa ka ndarë një rast ku është propzuar që 50 hektarë tokë e shtetit të shiten për 5 mijë euro, apo 1 euro për ari tokë.

“Kam pa aty disa asete që janë shitë me një çmim jashtëzakonisht të ulë në krahasim me çmimin e tregut, për të cilat kam ngritë shqetësimin tim. Disa kanë ngritë në media shqetësime, që “Po të dhimbset me shitë lirë”, tha Rexha.

“Unë e kam përmend një rast, kur ka qenë që janë privatizu 50 hektarë, për 5 mijë euro. Me e përkthy këtë është që 50 hektarë bëjnë 5 mijë ari. Pra, 5 mijë ari tokë e Kosovës janë shitë për 5 mijë euro. Për këtë motiv kam votuar kundër. Po e citoj veten që kam thanë në atë mbledhje, ku kam thanë “Po më dhimbset toka e Kosovës me u shitë 1 euro ari”, është shprehur Rexha para deputetëve.

Ish-kryesuesi i bordit të AKP-së tregon si u shitën 50 hektarë tokë për 5 mijë euro



loading...