Thu. May 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Shumë gra mendojnë se marrëdhëniet seksuale pas lindjes nuk do të jenë si më parë.

Kjo mund të jetë e vërtetë pasi që gjatë lindjes nëpër vaginë dhe perineum kalon koka e bebes dhe krejt trupi i saj.

Muskujt e vaginës dhe të perineumit zgjaten shumë për t’ia mundësuar kalimin bebes.

Për këtë arsye rekomandohet që për ta rifituar tonusin e këtyre muskujve duhet të bëhen ushtrimet e Kegelit.

Përveç tonusit të muskujve të vaginës dhe të perineumit ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në ndjesinë që japin marrëdhëniet seksuale pas lindjes.

Marrëdhëniet seksuale për disa muaj mund të jenë të dhimbshme. Gjatë lindjes vaginale mund të ndodhin çarje të vaginës dhe perineumit, e ndonjëherë mamia ose mjeku e bën njē prerje për ta lehtësuar lindjen e bebes (kjo prerje quhet epiziotomi).

Për këtë arsye rekomandohet që të mos filloni me marrëdhënie seksuale deti 6 javë pas lindjes.

Disa gra mendojnë se nëse lindin me operacion nuk do t’i kenë këto shqetësime, por edhe pas lindjes me prerje cezariane juve do t’ju duhet kohë që ta merrni veten pas këtij operacioni.

Duhet ta keni parasysh se gjatë prerjes cezariane duhet të prehet muri i barkut dhe mitra në mënyrë që të nxirret beba.

Është interesant fakti se shumë çifte thonë se marrëdhëniet seksuale pas lindjes janë shumë më ndryshe dhe japin më shumë kënaqësi sesa para lindjes.

Me sa duket kjo ka të bëjë me rritjen e reagimit ndaj stimulimit të mbaresave nervore gjë që ndikon pozitivisht në marrëdhëniet seksuale pas lindjes./Poliklinika Dr.Memli