Mon. May 16th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Si bëhet diagnostikimi i hernieve abdominale?

Diagnostikimi i hernieve nuk është i vështirë. Së pari është pacienti që referon për një zonë të fryrë dhe përgjithësisht të dhimbshme.

Ekzaminimi fizik zakonisht mund të konfirmojë diagnozën. Megjithatë, pavarësisht situatën klinike, diagnoza konfirmohet përfundimisht në rruge radiologjike (radiografi,skaner, rezonancë magnetike), ose endoskopike (fibrogastroskopi në rastin e hernies hitale).

kujdesTrajtimi përfundimtar i hernieve është kirurgjikal. Situata duhet ndjekur hap pas hapi në varësi të gravitetit të saj. Në rastin e hernieve hiatale trajtimi ka për qëllim zvogëlimin e prodhimit të acidit në stomak dhe parandalimin e hyrjes së acidit në ezofag.