© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Si do ta kuptojmë nëse kemi sëmundje e arteries koronare?

Pasi që të bëhet kontrolli kardiologjik dhe shtrohet dyshimi për ekzistimin e sëmundjes së artereve koronare, bëhet elektrokardiogram. Gjatë kësaj shumë shpesh EKG mund të jetë normale, pasi që është bërë gjatë pushimi kur zakonisht pacienti nuk ka mundime. Prandaj nevojiten ekzaminime plotësuese të mundit.

Teknikat më shpesh të përdorura për dëshmimin e ekzistimit të kësaj sëmundje janë:

1. Stres testi koronar: më shpesh përdoret Protokolli i Brusit në lentë të lëvizshme. Gjatë kësaj gjatë mundit ndiqen ndryshimet në EKG, paraqitja e dhimbjes, ndryshime në ritmin e zemrës, reagim i presionit të gjakut dhe vlerësohet kapaciteti funksional i pacientit gjatë lodhjes. Megjithatë, ky test është me saktësi të ulët, gjegjësisht mund të tregojë rezultatet të gabueshme negative, veçanërisht te gratë mbi moshën 50 vjeçare, të cilat kanë shpesh vështirësi atipike.

2. Testi i ardhshëm është stres eho-kardiografi, që realizohet me ilaçe të cilat e shpejtojnë zemrën. Por, për realizimin e kësaj teknike nevojitet që pacienti të ketë dukshmëri të mirë.

3. Scintigradia miokarde perfuze është procedurë diagnostike për diagnizë të sëmundjes iskemike të zemrës. Ky ekzaminim, që është i padhembshëm, e tregon funksionin e muskulit të zemrës gjatë pushimit dhe lodhjes. Gjatë kontrollit injektohet preparat radio-izotopik, i cili kalon nëpër enët e gjakut të zemrës deri te qelizat e zemrës. Kjo procedurë diagnostike është shumë e rëndësishme pasi që mundëson të bëhet zgjedhje e shpejtë dhe e saktë e mjekimit të pacientit.

Ky test është i rëndësishëm për pacientët më të moshuar, dhe pacientët të cilët kanë probleme gjatë ecjes, si dhe gjatë sëmundjeve specifike (pacienti pulmologjik etj.). Në këtë mënyrë me këtë tip të testimit mund të përfshihen të gjithë grupet.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.