Shënim: ky shkrim nuk i përfshin të gjithë punëtorët shëndetësor, ka punëtorë tepër të mirë të cilët e shikojnë vetëm punën e tyre dhe nuk iu intereson asgjë tjetër. Të gjitha pohimet që janë në këtë shkrim janë të vërteta të patjetërsueshme dhe këtë e dinë fare mirë punëtorët shëndetësor.
Spiunimi është skajshmërisht i shprehur te punëtorët shëndetësor. Pothuajse të gjithë spiunojnë njëri-tjetrin për çdo gjë.
Spiunimi i tyre buron nga shpirtvogëlsia, egocentrizmi ekstrem, keqdashja, “demonizmi i vazhdueshëm”, humbja e respektit për njëri-tjetrit, humbja e nderit dhe moralit, bajraktarizmi, dëshira e sëmurë ose maniakizmi për spiunim shkurt e shqip spiunimi iu rrjedh në arterie, vena e kapilarë.
Te punëtorët shëndetësor nuk duhet t’i besoni askujt ose pothuajse askujt sepse mjeku mjekun spiunon, mjekja mjeken spiunon, infermieri infermierin, fizioterapeuti spiunon fizioterapeutin etj./Gazeta Skandal