Si e ulin qumështi dhe produktet e qumështit rrezikun e kancerit të zorrëve?
Ka prova të mira që qumështi dh produktet e qumështit ulin rrezikun e kancerit të zorrëve. Këtu përfshihet qumështi dhe djathi.
Produktet e qumështit përmbajnë proteina dhe vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin tuaj. Këtu përfshihet kalciumi i cili është i rëndësishëm për kocka të forta. Dhe përmbajtja e lartë e kalciumit mund të jetë një mënyrë që produktet e qumështit të ulin rrezikun e kancerit të zorrëve.
Alternativat e qumështit (veçanërisht produktet e sojës), mund të përmbajnë gjithashtu këto proteina dhe vitamina të rëndësishme.
Mundohuni të zgjidhni produkte me kalcium të dhe B12 të shtuar.
Alternativat e qumështit kanë përfitime të rëndësishme shëndetësore. Por ne kemi nevojë për më shumë kërkime për të ditur me siguri nëse ato gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrëve.
Qumështi me pak yndyrë, me pak sheqer ose alternativat e qumështit përbëjnë një pjesë të një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar.