Shënim: ky shkrim nuk i përfshin të gjithë punëtorët shëndetësor, ka punëtorë të cilët e shikojnë vetëm punën e tyre dhe nuk iu intereson asgjë tjetër. Të gjitha pohimet që janë në këtë shkrim janë të vërteta të patjetërsueshme dhe këtë e dinë fare mirë punëtorët shëndetësor.
Është e pabesueshme por thellësisht e vërtetë që kënaqësia e shfaqur për fatkeqësinë e njëri-tjetrit është e pranishme skajshmërisht te punëtorët shëndetësor.
Është ligësi e pashembullt kënaqja me fatkeqësinë njëri tjetrit dhe kjo ndodh veçanërisht te personeli shëndetësor.
Kjo ligësi demoniake është pothuajse e ngulitur thellë në qeniet e tyre dhe e shpërfaqin saherë që egoja e tyre e zbrazur ka nevojë që të ketë “ca dromca energjie në vampirizmin e tyre psikologjik”.
Është tepër e turpshme që ata/ato që thirren në humanizëm në fakt përmes ligësisë së tyre kolegiale kalojnë në demonizëm, dreqizëm apo si të duani thoni.
Saherë që keni ndonjë fatkeqësi ose diçka e keqe që ka ndodhur te ju ose familja juaj mbajeni sa më shumë për vete dhe mos e bisedoni me askënd sepse edhe ata që mund të kenë ndonjë dhembshuri në sipërfaqen e tyre shpirtërore në fakt në thellësinë e tyre kanë vetëm kënaqësi në fatkeqësinë tënde./Gazeta Skandal