Hën. Jan 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Si mund të mbrohemi nga infektimi me Hepatit B?

Vaksinimi është një mënyrë mbrojtjeje. Vaksina është një ilaç të cilin ju e merrni kur jeni i shëndetshëm dhe ju mbron që të mos infektoheni. Ajo përgatit organizmin tuaj të sulmojë të tilla viruse, në rastin konkret hepatitin B.

Vaksina e hepatiti B jepet duke u bërë në tri doza. Çdo i porsalindur duhet të marrë vaksinën e hepatitit B. Doza e parë u jepet foshnjave 12 orë pas lindjes. Dozën e dytë të vaksinës e marrin pas 1ose 2 muajsh dhe dozën e tretë e marrin pas muajit të gjashtë apo të tetë të jetës.

Mund të vaksinohen edhe fëmijët më të rritur dhe të rriturit. Ata mund t’i marrin të tre dozat me një diferencë kohore 6 muaj nga njëra dozë në tjetrën.
Ju duhet t’i merrni patjetër të tre dozat që të imunizoheni (të jeni të mbrojtur), ndaj hepatitit B.

Ju gjithashtu mund të mbroni veten ndaj infektimit duke:
– përdorur prezervativ gjatë marrëdhënieve seksuale sidomos kur keni më shumë se 1 partner;
– mos përdorur shiringa të përdorura më parë;
– veshur doreza kur manipuloni ose kur ju duhet të prekni gjakun ose plagët e dikujt tjetër.
– mos përdorur furçën e dhëmbëve dhe briskun e rrojës të një personi të infektuar.
– u siguruar që mjetet e bërjes së tatuve dhe vendosjes së pirsingut të jenë sterile, të papërdorura më parë. /Dr.Altin Cekodhima