Wed. Dec 1st, 2021
Disa mënyra se si ta trajtojmë dhimbjen e shpinës

Si mund t’i parandalojmë dhimbjet e shpinës?

– Rreth 84% e njerëzve do të kenë dhimbje të shpinës së paku një herë gjatë jetës së tyre

– Dhimbja e shpinës është multidimensionale (e shkaktuar nga shumë faktorë) prandaj edhe trajtimi përmes një metode të vetme nuk jep rezultat

– Të keni dhimbje shpine është normale. Shumica e dhimbjeve të shpinës zgjidhen brenda 1 muaji

– Të keni karrigen 1000€ ose jogun 2000€ nuk e parandalon dhimbjen e shpinës

– Nuk ka pozicion perfekt të uljes në karrige që mund ta parandalon dhimbjen e shpinës, uluni si të doni por mos qëndroni gjatë në një pozicion

– Mos qëndroni pasiv kur keni dhimbje shpine, regjimi i shtratit është i dëmshëm

“ të parandalosh dhimbjet e shpinës është njësoj si ta parandalosh vdekjen, e pamundur”

Driton Tifeku, fizioterapeut