Wed. Aug 10th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Për ndoshta mijëra vjet, njerëzit në botën e Lindjes e kanë ndryshuar vetëdijen e tyre me anë të meditimit. Kjo formë e përqëndrimit tash praktikohet në shumë vende të botës, pasi shihet si metodë e largimit e të këqijave shpirtërore dhe shëndetësore.
Meditimi paraqet një formë të përqëndrimit e cila ka për qëllim shlodhjen dhe që bllokon çdo ngacmues të jashtëm i cili mund ta prishë qetësinë shpirtërore. Psikologu Goleman njoftoi se gjatë vendosjes së vëmendjes në një pikë të caktuar, e cila mund të jetë tingull, pamje ose diçka e tillë, njeriu lirohet emocionalisht dhe fizikisht.
Përveç këtyre që u cekën, efektet pozitive të meditimit në shëndetin tonë në përgjithësi vazhdojnë edhe më tutje. Studiesit vënë në pah se të medituarit shton vetëvlerësimin dhe po ashtu ndikon shumë në uljen e stresit, ankthit dhe tensionit të gjakut. Personat që meditojnë rregullisht kanë edhe rezistencë më të madhe ndaj elektricitetit dhe konsumojnë më pak oksigjen sesa njerëzit jo praktikues të kësaj forme përqëndrimi.
Si një ndikues shumëdimensional, meditimi manifestohet në tri forma: zenit, joga dhe TM. Te të trija këto mënyra të ushtrimit të meditimit kemi karakteristika të veçanta të pozicionimit dhe përqëndrimit. Për shembull, metoda zenit zhvillohet në atë formë ku individi koncentrohet te frymëmarrja e tij dhe i numëron ato, për dallim nga joga e cila parasheh që të fokusohemi në procese të tjera si: rrahjet e zemrës, tensioni i gjakut ose tretjen e ushqimit. ndërsa teknika TM zhvillohet duke u fokusuar në një tingull, duke i bllokuar kështu të gjithë tingujt e jashtëm që mund të na prishin gjendjen e prehjes.

[ad_2]

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x