© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës C

Vitamina C është shumë e rëndësishme për ta mbajtur trupin të shëndosh. Prandaj, është e rëndësishme që të merret një sasi e Vitaminës C çdo ditë, pasi sikur vitaminat e tjera, edhe Vitamina C, s’qëndron gjatë në organizëm shkruan portali Familja Jonë përcjell Gazeta Shëndeti.

Janë disa shenja që tregojnë që ju keni mungesë të Vitaminës C.

Mishi i dhëmbëve është i fryrë dhe gjakos

Kjo vitaminë është e domosdoshme për mishin e dhëmbëve. Nëse ju kujdeseni për higjienën e gojës, por sërish keni gjakosje, kjo do të thotë që keni mungesë të Vitaminës C.

Keni rënie të flokëve

Nëse keni rënie të flokëve, shancet janë që s’merrni majftueshëm Vitaminë C.

Përpara se të hargjoni një mal me para për produkte flokësh, sigurohuni që të konsumoni ushqime të pasura me Vitaminë C.

Keni dhembje shpine

Dhimbjet e shpinës janë të zakonta për personat që s’kanë mjaftueshëm Vitaminë C. Për shkak që kjo vitaminë është burim i antioksidantëve, mungesa e saj, mund të dërgojë në inflamacion dhe të shkaktojë dhembje.

Po fitoni peshë shumë shpejtë

Nëse s’keni ndryshuar asgjë në mënyrën e jetesës, por që sërish po shtoni peshë – kjo do të thotë që keni mungesë të Vitaminës C. /Familja Jone

 

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.