Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Ka raste kur fëmija, anipse është future në klasë të parë, vazhdon akoma ta urinojë shtratin në mënyrë të pavullnetshme.

Sigurisht, prindërit mund të ndihen të shqetësuar për këtë problem që mund të jetë vazhdimisht i përsëritur. dukuritë e tilla s’ është se janë të rralla. Sipas studimeve, rreth 15 për qind e e 5-vjecarëve e  përjetojnë këtë problem.

A duhet shqetësuar?

Sipas pediatërve, urinimi i pavullnetshëm s’ duhet të përbëjë shqetësim deri kur fëmija t’i mbushë 7 vjet.

Në qoftë se edhe pas kësaj moshe ai/ajo akoma ka vështirësi në këtë aspekt, duhet të konsultoheni me një mjek, pasi mund të jetë problem me fshikëzen urinare.

Disa nga këshillat që pediatri rekomandon janë:

  • Ndryshoni orare për pirjen e lëngjeve – Shtoni sasinë e lëngjeve gjatë fillimit të ditës dhe pakësojini ato në orët e vona.
  • Përcaktoni disa orare për tualetin – Shoqërojeni fëmijën për rreth çdo 2 ose 3 orë në banjë dhe gjithmonë para gjumit.
  • Inkurajojeni fëmijën – Bejeni fëmijën të ndihet mirë për çdo progres dhe arritje duke e lavdëruar.
  • Shmangni irritantët e fshikëzës urinare – Në darkë shmangni çokollatën me qumësht ose kakaon. Po ashtu, duhet të shmangni edhe lëngjet e frutave si lëngu i portokallit dhe ëmbëlsuesit.
  • Shmangni etjen – Jepini fëmijës me vete në shkollë një shishe ujë, në mënyrë që fëmija mos të kthehet i etur në shtëpi.
  • Konsideroni konstipacionin një faktor të mundshëm – Meqenëse rektumi ndodhet mbrapa fshikëzës urinare, konstipacioni mund të ndikojë në problemet e fshikëzës urinare. Kjo ndodh në 1/3 e fëmijeve që lagin krevatin natën.
  • Mos i zgjoni fëmijët natën për të urinuar – Në qoftë se e bëni vazhdimisht këtë gjë, s’ do të zgjidhni problemin, por do të shkaktoni më shumë irritim te fëmija për shkak të prishjes së gjumit.
  • Orar më i zgjatur i gjumit – shpesh herë fëmijët bëjnë gjumë më të thellë pasi s’ flenë mjftueshëm gjumë. Provoni të vendosni më herët fëmijën në gjumë për të plotësuar orarin e nevojshëm të gjumit.
  • Largoni fëmijët nga ekrani – Përmirësimi i higjenës së gjumit me largimin nga ekrani para gjumit, i ndihmon fëmijët në cilësinë e gjumit.
  • Mos i ndëshkoni– Të nervozoheni me fëmijën tuaj s’ i ndihmon ata të mësojnë. Ky proces s’ duhet të kthehet në konflikt mes jush.


Kur duhet të shqetësohen prindërit?

Nonjëherë urinimi i pavullnetshëm natën mund të jetë një tregues i një problem shëndetësor më të rëndësishëm, përfshirë:

  • Apnenë e gjumit – Në qoftë se fëmija gërhet natën ose ka shenja të tjera të apnesë, do të duhet të bëhën teste të tjera.
  • Infeksion të traktit urinar – I cili mund të përcaktohet me një analizë urine.
  • diabet (sëmundja e sheqerit)– Po ashtu, mund të rezultojë nga analiza e urinës ose nga analiza të tjera që mund të rekomandohen nga pediatri.

Në qoftë se fëmija paraqet inkontinencë urinare edhe përgjatë ditës, duhet të konsiderohet edhe mosha. Zakonisht fëmijët e kalojnë këtë problem me moshën, por, për të qenë të sigurt, konsulta e pediatrit është gjithmonë e këshillueshme.

Burimi: MIA Clinic

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page