Mon. Aug 8th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Kjo substancë është një përbërës i rëndësishëm i mureve tona qelizore. Përpos kësaj kolesterina nxit prodhimin e hormoneve të ndryshme dhe të vitaminës D, e cila është e domosdoshme për ndërtimin e kockave.

Më së shumti për kolesterinë ka nevojë mëlçia, për prodhimin e acideve biliare, të cilat, si pjesë përbërëse të fshikës së tëmthit,
rrjedhin me anë të kalimeve të saj në drejtim të zorrëve, ku ndihmojnë në tretjen e yndyrave ushqimore, transmeton Telegrafi.

Mjekët sugjerojnë këta hapa për ngritjen e HDL-së:

Ushtrimet

Studimet kanë treguar se 30 minuta ushtrim aerobik në pesë ditë të javës, kanë shumë efekt. Në fakt, kolesterina HDL mund të rritet për 5 për qind vetëm pas dy muajve të ushtrimeve të rregullta.

Mbani peshë të shëndetshme

Në qoftë se keni peshë të tepruar trupore, humbja, madje edhe e disa gramëve, mund t’ju ndihmojë – veçanërisht Në qoftë se kjo trashësi sillet rreth barkut!

56970377 s

Mos pini duhan

Pirja e duhanit ul kolesterinën e mirë HDL si dhe mund të shkaktojë ndryshime kimike. Hiqni dorë prej tij, shkyçeni njërin prej
armiqve më të mëdhenj të metabolizmit tuaj yndyror dhe përgjithësisht për zemrën tuaj dhe për enët tuaja të gjakut!

Ushqehuni me yndyra të shëndetshme. Peshku, arrat, farat, avokadoja dhe vaji i ullirit janë të pasura me yndyra të cilat mund të rrisin HDL-në si dhe të kontrollojnë pezmatimin në enët e gjakut.

Mënjanoni yndyrat që dëmtojnë

Ushqehuni me bukë nga drithërat, me fruta pemësh, perime.

Disa studime tregojnë se boronicat e kuqe gjithashtu mund të ndihmojnë në ngritjen e HDL-së tek disa njerëz.

Mos pini alkool

Rekomandimet aktuale janë që të mos konsumohen më shumë se një gotë në ditë për gratë, kurse një deri në dy gota për meshkujt. /Telegrafi/

The post Si ta ngremë kolesterinën ‘e mirë’? appeared first on Telegrafi.

[ad_2]

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x