Sun. Nov 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Si t’a parandaloni diabetin ?

Këshillat si ta parandaloni diabetin në kushtet e shtëpisë

Konsumoni shumë fibra

Ushqimet e pasura me fibra janë një mik shumë i mirë i trupit tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në parandalimin e diabetit.

Fibrat përveçse do të ndihmojnë në balancimin e shëndetëshëm të sheqerit në gjak, ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Sasi të mëdha fibre mund të gjeni tek frutat si banania, portokalli, mollët apo luleshtrydhet. Tek perimet zgjidhni perimet me lëkurë të errët pasi sa më e errët lëkura aq më shumë fibra përmbajnë ato. Këtu fusim spinaqin, karrotat, patatet apo brokolit.

Konsumoni shumë drithëra
Shumë nga ushqimet tuaja më të preferuara janë të përbëra nga drithërat, duke filluar që nga orizi apo gruri. Ushimet me bazë gruri dhe drithërash e ndihmojnë trupin të ndihet i ngopur më shpejt.

Gjithashtu do të balancojnë dhe nivelin e sheqerit në gjak që është një nga shkaktarët kryesor të diabetit.

Humbisni në peshë
Nëse jeni mbipeshë hapi i parë drejt parandalimit të diabetit është sigurisht reduktimi i kësaj peshe. Çdo kilogramë i humbur në këtë rast është një mundësi e fituar për jetesë të mirë e të shëndetëshme.

Një studim i fundit tregoi se personat që merrën më aktivitet fizik dhe humbasin rreth 7% të peshës së tyre trupore ulin rrezikun e prekjes nga diabeti me 60%.

Aktiviteti fizik
Është shumë e rëndësishme që krahas regjimit të striktë ushqimor të ushtroheni rregullisht. Jetesa aktive mund të ulë sheqerin në gjak dhe të mbushë trupin tuaj me insulin natyrale. Këta dy faktorë do t’a mbajnë sëmundjen e diabetit shumë larg trupit tuaj duke ju dhuruar një jetesë të shëndetëshme.

You cannot copy content of this page