Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]
Sonte në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” ishte i ftuar patologu Fisnik Kurshumliu, me të cilin u diskutua shumcka lidhur me identifikimin dhe diagnostifikimin e sëmundjes së kancerit.

Për më shumë se 50 minuta diskutim, s’ munguan as pyetjet e shtruara nga publiku. Njëra ndër cështjet që u fol gjatë kësaj lidhje të drejtpërdrejtë ishte edhe identifikimi i kancerit të prostatës, saktësisht mënyra se si ta vërejmë atë.

Sipas Kurshumliut, identifikimi i kancerit të prostatës bëhet në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe ajo është me anë të testit PSA, pasi, sipas tij, ky test është skrinues për kancerin e prostatës.

“Identifikimi i kancerit të prostatës bëhet në mënyrë shumë të thjeshtë, me anë të testit PSA. Testi PSA është një test në gjak dhe cdo person mbi 60 vjet duhet ta përcaktojë PSA-në dhe të përcjellë vlerat e saj, meqenëse PSA-ja është testi skrinues për kancerin e prostatës. Pastaj, varësisht prej niveleve të vlerave të PSA-së, shkohet në ekzaminime tjera shtesë”, shpjegon ai për Familja Jonë.

Kurshumliu tutje thekson se mbi moshën 60 vjecare gjasat për kancer të prostatës fillojnë të rriten, andaj duhet kushtuar kujdes në këtë aspekt.

Ai gjithashtu rekomandoi edhe një test për të identifikuar kancerin e zorrës së trashë, e ai është testi i gjakderdhjes okulte, i cili merret nga jashtëqitja dhe kryhet në laboratorin e mikrobiologjisë

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page