Ajo ndodh derisa organet jetësore s’marrin mjaftueshëm oksigjen në mungesë të rruazave të kuqe të gjakut.

Anemia që vjen si pasojë e mungesës së hekurit është një nga format më të përhapura të sëmundjes.

Përveç mungesës së oksigjenit, sipas të dhënave të AgroWeb.org, trupit i duhet të punojë më fort për të prodhuar energji.

Nëse në trup mungon hekuri, s’ do të ketë mjaftueshëm rruaza të kuqe të cilat transportojnë oksigjen.

Rreziqet E Lodhjes Së Vazhdueshme Për Organizmin

Lodhja, drobitja dhe plogështia kanë një ndikim të fortë në organizëm.

Anemia mund të nxisë sindromën e lodhjes kronike, e cila e përball trupin me një barrë të rëndë.

Pasojat ndihen tek imuniteti që në fillim.

Gjumi bëhet i vështirë, koka dhemb ndërkohë që tensioni bie.

Lodhja ndikon edhe tek përqendrimi dhe aftësitë e mendjes.

Si Të Trajtoni Lodhjen Si Pasojë e Anemisë

Kërkimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se transfuzioni i rruazave të kuqe të gjakut është një mënyrë e mirë por e kushtueshme për të trajtuar lodhjen.

Një tjetër alternativë është terapia intravenoze me tretësira të pasura me hekur.

Terapi të tilla bëhen në rastet kur anemia është shumë e rëndë.

Raste më të lehta të anemisë mund të trajtohen përmes suplementëve të hekurit të cilat jepen nga mjeku.

Njerëzit e rrezikuar nga anemia duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur dhe të marrin mjaftueshëm vitaminë C.

Kjo e fundit e ndihmon organizmin të përthithë sa më shumë hekur.

Përveç pakësimit të kafesë, sheqerit dhe alkolit, mjekët rekomandojnë edhe shmangien e çajit të zi që pengon përthithjen e hekurit.

Dehidratimi luan rol përkeqësues të lodhjes, ndaj duhet të pini ujë rregullisht gjatë ditës.

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për rigjenerimin e rruazave të kuqe, ndaj ju duhet të bëni ecje të shpejta ose të shkoni në palestër.

Një ushqyerje e shëndetshme dhe një gjumë i plotë janë gjithashtu të rëndësishëm për shëndetin e një personi që vuan nga anemia dhe jo vetëm.