Çaji i kamomilit është një nga çajrat bimorë më qetësues për trurin dhe shpirtin.

Për lehtësi, konsumatori zgjedh çajrat me bustinë të cilat për fat të keq s’ ofrojnë vlerat e pastra shëndetësore të kamomilit.

Kjo bimë e shkëlqyer për shëndetin mund të rritet mjaft lehtë në shtëpi. Lexoni këshillat nga AgroWeb.org

Si Të Mbillni Kamomilin Në Kushtet E Shtëpisë

Përpara se të mësoni se si të mbillni kamomilin në shtëpi nevojitet të dini për dy llojet e bimëve të kamomilit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dy llojet janë: ai Romak (Chamaemelum nobile) dhe ai Gjerman (Matricaria recutita).

Kamomili Romak rritet për shumë vite por ka prodhimtari të ulët kurse ai Gjerman ka prodhimtari të lartë dhe konsiderohet një bimë vjetore.

Në rast se zgjidhni kamomilin Romak atëherë mund ta rrisni atë me anë të farët, filizave apo rrënjëve.

Farat duhen mbjellë 6-8 javë përpara ngricës së fundit të pritshme.

Mbusheni vazon me dhe’ të lehtë dhe futini farat 6 milimetra nën të.

Vazoja nevojitet ujitur rregullisht por s’ nevojitet tepruar.

Temperatura e dheut nevojitet të jetë e ngrohtë.

Filizat pritet të dalin pas 14-21 ditësh.

4 javë më vonë në vazo nevojitet të hidhni tretësira fertilizuese ushqyese për t’u dhënë filizave më shumë fuqi.

Mbrojini vazot nga nxehtësia dhe era por nxirrini rregullisht në ballkon.

Kur filizat të jenë të fortë, transferojini ato në vazo më të mëdha dhe mbajini në ajër të pastër dhe në vend të ndriçuar mirë nga dielli.

Kamomili ka nevojë për pak përkujdesje.

Në rastin e kamomilit Gjerman, atë nevojitet ta mbillni në fillim të pranverës dhe Në rast se zgjidhni filizë të gatshëm, ata do t’i mbijetojnë edhe një ngrice të lehtë.

Farat nga ana tjetër kanë nevojë për 10 ditë për të lëshuar filizë të cilët rriten ngadalë.

Gjatë rritjes së kamomilit, pastrojeni vazon nga barërat e këqinj dhe ujiteni rregullisht.

Fertilizimi nevojitet të jetë i rregullt por organik.

Kamomili është një bimë që mban larg insektet dhe shoqëron më së miri bimë të tjera që mund të rrisni në ballkon.

Kur të merrni kamomil për çaj këputini me kujdes që të mos hiqni rrënjët.

Mund të bëni çaj me kamomil të freskët por edhe t’i thani lulet. /AgroWeb.org