Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Paraqitja, aroma dhe shija e një ushqimi të gatuar s’ mund të tregojnë praninë e “Escherichia coli”, bakterit që ndodhet edhe në sistemin tretës.

Përveç infeksioneve, ky bakter shkakton helmime ushqimore, diare dhe dhimbje të forta barku.

Deri në 95 për qind e infeksioneve urinare shkaktohen nga ky bakter.

Si mund të infektoheni nga bakteri Escherichia coli

Njeriu mund të infektohet prej tij që në kontaktin e parë me këtë bakter.

Mishi i grirë që vjen nga disa burime shtazore është një burim i mjaftueshëm i bakterit. Po qe se mishi s’ gatuhet mirë atëherë infeksioni është i pashmangshëm.

Qumështi jo i pasterizuar dhe i pa valuar përmban shumë baktere siç është edhe E.coli. Bakteri mund të merret që në mjeljen e lopës ose deles.

Frutat dhe perimet mund të ndoten Po qe se kanë rënë në kontakt me ujë të ndotur me E.coli.

Këtë bakter mund ta merrni edhe nga lëngjet jo të pasterizuara të frutave, pastaj nga kosi dhe djathi i bërë nga qumështi i papërpunuar.

Uji i ndotur i pishinave, liqeneve ose pellgjeve që bie në kontakt me udhët e frymëmarrjes mund të shkaktojë infeksion nga E.coli

Njeriu mund ta ndotë vetë ushqimin në kuzhinën e tij duke përdorur pajisje me të cilat më parë është prekur mishi i pagatuar, siç është pula.

Si të mbroheni nga bakteri Escherichia coli

Ju duhet tw lani sipërfaqet dhe pajisjet e kuzhinës me ujë të nxehtë.

Larja e duarve duhet bërë përpara dhe pas gatimit ose ngrënies së ushqimit.

Fërkojini perimet mirë dhe lajini me ujë të bollshëm dhe sodë buke.

Mishin mbajeni në një zonë të distancuar nga ushqimet e gatshme për konsum.

Ushqimet që prishen shpejt duhen futur menjëherë në frigorifer.

Shmangni lëngjet jo të pasterizuara të bulmetit.

Gatuani ushqimet në temperaturën e duhur.

Temperatura minimale e gatimit të mishit të viçit e qengjit duhet të jetë 70 gradë e sipër.

Temperatura e gatimit të mishit të grirë duhet të jetë 70 gradë.

Mishi i shpendëve duhet gatuar minimalisht në një temperaturë prej 75 gradësh./ Agroweb

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page