© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
stres

Si të menaxhoni stresin 💆‍♂️gjatë stinës së verës ☀️

• Ruani përparësitë ✅ 👍
Për shumë njerëz në verë ka më shumë angazhime, kryesisht të natyrës sociale (festa, takime pas kohësh, udhëtime, pushime). Ekspertët rekomandojnë se është e rëndësishme të mësosh të thuash “Jo” ndaj kërkesave që shkaktojnë më tepër stres.

• Qëndroni aktivë 🏃‍♂️⛹️‍♀️
Muajt e verës janë periudha më e mirë për të qenë aktivë dhe për të shpenzuar kohë në natyrë. Të qenët aktiv ndikon si në gjendjen fizike ashtu edhe në atë psikologjike.

• Kujdesuni për trupin 👫
Kujdesi për trupin është shumë i rëndësishëm; ushqimi i duhur, gjumi , hidratimi, etj., ndikojnë në nivelin e përjetimit të stresit.

• Qëndroni të fokusuar tek e tashmja 🧘‍♀️
Nëse ju merreni më shumë se sa është e nevojshme me atë që ka ndodhur në të shkuarën apo do të ndodhë në të ardhmen, ka shumë të ngjarë të krijohet stres dhe ankth i cili do të reflektohet dhe do të pengojë aktivitetin e së tashmes.

• Fikni pajisjet elektronike dhe fokusohuni te personat e dashur 📵
Kur jeni me pushime fikni pajisjet elektronike dhe shkëputuni nga mediat sociale. Kjo do t’ju ndihmojë të fokusoheni dhe të kaloni kohë cilësore me personat tuaj të dashur.

• Bëni aktivitetet që ju pëlqejnë 🧗‍♀️ 🚴‍♂️
Nëse kuptoni se po shpenzoni kohën tuaj të lirë duke u kujdesur për nevojat e personave të tjerë, kthehuni te vetja dhe bëni gjërat që ju pëlqejnë.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.