Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Gërhitja është e bezdisshme, por normalisht s’ është një problem i madh. Po qe se gërhitja po ndikon në cilësinë e jetës tuaj, ka shumë ndryshime që mund të bëni për të ndaluar gërhitjen. 

Çfarë e shkakton gërhitjen?

Gërhitja është shumë e zakonshme dhe zakonisht shkaktohet nga gjëra që mund të ndryshoni. Gërhitja ndodh kur gjuha, goja, fyti ose udhët e frymëmarrjes në hundë dridhen ndërsa merrni frymë.

Ato dridhen kur fle, ngase këto pjesë të trupit relaksohen dhe ngushtohen. Ju keni më shumë gjasa të gërhini Po qe se jeni mbipeshë, pini duhan, pini shumë alkool ose flini në shpinë.

Ndonjëherë gërhitja juaj shkaktohet nga probleme të tilla si apnea e gjumit, e cila është kur udhët e frymëmarrjes bllokohen përkohësisht ndërsa flini, shkruan Express.co.uk.

Si të ndaloni gërhitjen

Mënyra më e lehtë për të ndaluar gërhitjen është të ndryshoni gjërat që e shkaktojnë atë.

Mjeku i gjumit Ori tha: “Lajmi i mirë është se ka shumë gjëra që mund të bësh për të minimizuar gërhitjen, shumë prej të cilave janë shumë të thjeshta, të shpejta dhe efektive”.

Disa prej tyre i gjeni më poshtë:

Humbni peshë

Po qe se mbipesha shkakton gërhitje, humbja e peshës është një rregullim magjik. Ori tha: “Ushtrimet dhe një dietë më e shëndetshme mund të zvogëlojnë peshën rreth qafës dhe fytit, e cila shtyp poshtë në udhët e frymëmarrjes dhe shkakton gërhitje”.

531 Snoring in women

Ndryshimi i dietës tuaj s’ ka gjasa të ndalojë gërhitjen në vetvete, ushtrimi fizik është ai që do të ndihmojë më shumë. Ju gjithashtu duhet të përpiqeni të hani vakte më të vogla në mbrëmje dhe të pini shumë ujë.

Ndryshoni pozicionet

Ata që flenë mbrapsht kanë më shumë gjasa të gërhijnë, kështu që është e qartë se ndryshimi i pozicionit mund të ndihmojë. Ori sugjeroi: “Ndryshoni pozicionin tuaj të gjumit – Po qe se flini në shpinë atëherë kalimi në anash ose në pjesën e përparme mund të ndihmojë. Kjo ngase kur flini në shpinë, gjuha juaj kthehet prapa dhe mund të bllokojë pjesërisht fytin tuaj. Kjo nga ana tjetër kufizon rrjedhën e ajrit”.

Screenshot 1 13

Fjetja në krah do të zvogëlojë shtypjen e udhëve të frymëmarrjes dhe do t’ju ndalojë gërhitjen. Përndryshe, blini një jastëk të veçantë ose pykë shtrati për t’ju ndihmuar të qëndroni në krah.

Largojeni alkoolin

Burrat dhe gratë këshillohen të mos pinë shumë alkool në javë. Kjo do të thotë që ju duhet të shmangni pirjen e më shumë se nëntë gotave të vogla verë në një javë.

stop drinking stop drinking conceptman alcoholic royalty free image 1592061076

Ori përfundon: “Shmangni alkoolin para gjumit – Përderisa alkooli mund t’ju ​​bëjë të ndiheni të përgjumur, ai në të vërtetë pakëson cilësinë tuaj të gjumit, plus relakson muskujt e fytit, gjë që do ta bëjë gërhitjen më keq”. /Telegrafi/

The post Si të ndaloni gërhitjen – tri ndryshimet që duhet t’i bëni appeared first on Telegrafi.

[ad_2]

You cannot copy content of this page