ipard 1

Veshkat janë përgjegjëse për pastrimin e trupit nga toksinat dhe shëndeti i tyre është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e të gjitha organeve.

Ato duhen pastruar rregullisht nga toksinat dhe kripa e tepërt për të garantuar një shëndet të mirë.

Në AgroWeb.org do të mësoni si të pastroni veshkat në vetëm 4 hapa jo të vështirë.

Kujdes Me Kripën

Ushqimet e kripura rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë një dëm të madh në veshka.

specialistët rekomandojnë kufizimin e përdorimit të kripës në ushqime dhe ngrënien e sa më shumë frutave dhe perimeve.

Kujdes Me Ilaçet

Shumë ilaçe shoqërohen me efekte anësore që manifestohen tek veshkat.

specialistët rekomandojnë përdorimin e kufizuar të medikamenteve që merren pa recetën e mjekut.

Mos e teproni me përdorimin e barnave kundër dhembjeve siç është ibuprofeni. Barna të tilla që konsumohen pa fre shkaktojnë një dëm të rëndë në veshka.

Pini Shumë Ujë

Dehidratimi, sidomos ai afatgjatë, pengon ndjeshëm funksionin e veshkave.

specialistët rekomandojnë që të pini ujë jo vetëm sa herë keni etje por minimalisht 8 gota ujë në ditë.

Nivelet e rrezikshme të dehidratimit dallohen tek ngjyra e urinës e cila tregon se sa më e errët të jetë, aq më të dehidratuar jeni.

Ushqimet Më Të Mira Për Veshkat

Ushqimet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e veshkave.

specialistët thonë se një regjim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit të veshkave.

Shalqini është një frut i rëndësishëm për shëndetin e veshkave.

Ai është i pasur me ujë dhe ndihmon në eliminimin e toksinave me anë të urinës.

Frutat e pyllit në veçanti boronicat e kuqe janë të domosdoshme për pastrimin e veshkave nga toksinat.

Farat e kungullit përmbajnë shumë antioksidantë të cilat përmirësojnë funksionin e veshkave.

Ato duhen konsumuar rregullisht por jo në sasi të mëdha.

E fundit por jo nga rëndësia, një regjim i shëndetshëm ushqimor është thelbësor për parandalimin e tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit (sëmundja e sheqerit), dy sëmundje që nxisin përkeqësimin e veshkave. /AgroWeb.org

okitask