Thu. May 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Një studim i publikuar së fundmi në American Psychologist, zbuloi që dietat që mbahen për një periudhë të shkurtër, s’ndikojnë në peshë dhe aq më pak në shëndet.

Dietat në përgjithësi janë të vështira, për tu mbajtur, prandaj me anë të disa shprehive që i keni mund të shijoni ushqimin, por në të njëjtën kohë, të vazhdoni të keni një peshë normale dhe të jeni të shëndetshëm.

Hani ngadalë dhe përtypni mirë – njerëzit që hanë shpejtë fitojnë më shpejtë peshë. Ngrënia e ngadalshme dhe përtypja e mirë e ushqimit, do iu bëjë të ndiheni të ngopur dhe të hani më pak.

konsumoni ujë rregullisht uji është i domosdoshëm për të qenë i shëndetshëm. Vetëm po të konsumoni ujë përpara një vakti, atëherë ju do të ndiheni të ngopur dhe s’ do keni nevojë të hani shumë ushqim. Studimet kanë treguar që ata që pinë ujë së paku 30 minuta përa një vakti, hanë më pak se sa ata që s’ pinë ujë.

Shmangni pijet e gazuara – sheqeri i tepruar në këto pije mund të shkaktojë probleme si diabeti (sëmundja e sheqerit) , obeziteti dhe sëmundje të zemrës.

Hani pa u shpërqendruar – kjo do të thotë që nevojitet t’i kushtoni vëmendje pjatës dhe jo televizorit. Studimet tregojnë që njerëzit që janë të shpërqëndruar përderisa ushqehen, hanë 10 përqind më shumë ushqim.

Hani mëngjes – mëngjesi është shumë i ngarkuar dhe njerëzit harrojnë ta bëjnë gjëjën kryesore, të ushqehen. Mëngjesi, jo vetëm do iu jap energji për tërë ditën, por e ulë mundësinë që të prekeni nga diabeti (sëmundja e sheqerit) , mbipesha e sëmundjet e zemrës./Gazeta Shëndeti

 

Leave a Reply