© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kanceri i gjirit foto Rtv21 e1512682258104

Si të reduktoni rrezikun për t’u prekur nga Kanceri i Gjirit? 

Studimet kanë treguar se ndryshimi i stilit të jetesës ndikon në uljen e probabilitetit për t’u prekur nga kanceri i gjirit, përfshirë edhe kategorinë e atyre të konsideruar me rrezik të lartë për t’u prekur.

Më poshtë po ju listojmë disa nga masat parandaluese që gjithësecila prej jush duhet t’i ketë parasysh:

  • Limitoni konsumin e alkolit

Sa më shumë alkool të konsumoni aq më i madh do të jetë edhe rreziku për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Ajo ç’ka mjekët specialistë rekomandojnë, është të limitohet konsumi i alkoolit në jo më shumë se 1 gotë në ditë.

  • Jo Duhan

Statistikat e akumuluara në kohë paraqesin një lidhje të drejtpërdrejtë midis duhanit dhe  kancerit të gjirit, sidomos te gratë në pre-menopauzë. Prandaj mos pirja e duhanit është dhurata më e mirë që mund t’i bëni shëndetit tuaj.

  • Mbani nën kontroll peshën

Të qenit mbi peshë ose më keq akoma obezë, rrit rrezikun për kancer gjiri dhe ky probabilitet është akoma më i lartë sidomos nëse prekeni nga obeziteti në periudhën pas menopauzës.

  • Merruni me aktivitet fizik

Aktiviteti fizik ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme e cila nga ana tjetër ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit. Për adultë sa më të shëndetshëm, mjekët specialistë rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë.

  • Ushqyerja me gji

Gjidhënia luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të gjirit. Pra, sa më shumë të zgjasë periudha e gjidhënies aq me shumë rritet edhe efekti mbrojtës ndaj kësaj sëmudje.

  • Limitoni dozën dhe kohëzgjatjen e hormono-terapisë

Hormono-terapia e marrë për një periudhë nga 3 – 5 vjet rrit shanset e rrezikut për kancer gjiri. Nëse jeni duke marrë hormono-terapi për të dominuar simptomat e menopauzës duhet të konsultoheni me mjekun tuaj sepse ekzistojnë edhe metoda alternative trajtimi për këto probleme.

  • Evitoni sa më shumë të jetë e mundur ekspozimin ndaj rrezeve radioaktive dhe ndotjes ambjentale

Ekzaminimet imazherike mjekësore të tilla si skaneri, përdorin doza të larta rrezatimi dhe disa studime të kryera paraqesin një lidhje që mund të ekzistojë midis ekspozimit ndaj këtij lloj rrezatimi dhe kancerit të gjirit. Prandaj rekomandohet kryerja e ekzaminimeve të tilla imazherike vetëm në rastet kur është absolutisht e nevojshme dhe e rekomanduar nga mjeku specialist.

Kanceri i gjirit

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.