Si të shpëtojmë nga dhimbja e shputës?

[ad_1]

dhimbja e shputës s’ është e pazakontë dhe mund të ndodhë për shkak të qëndrimit të zgjatur në këmbë, por edhe të një sërë gjendjesh kronike si artriti ose të leqeve të këmbëve

Banjat e ngrohta të këmbëve janë një ndihmë e madhe, por edhe ushtrime të thjeshta, transmeton Telegrafi.

1. Relaksoni muskujt e shputave

Ushtroni duke qëndruar ulur në një karrige. Vendosni shputën në një top tenisi, të cilin më pas do ta rrokullisni pjesërisht midis thembrës dhe rrënjës së gishtërinjve. Bëni stërvitjen dhjetë herë për njërën shputë. Në fund, duke u mbështetur në thembrën tuaj, përpiquni të kapni topin me shputën tuaj sikur keni ndër mend të prekni dyshemenë me gishtërinjtë tuaj.

2. Ngrini gishtat

Kryeni këtë ushtrim në një pozicion në këmbë, me të dy këmbët në të njëjtën kohë. Ky ushtrim konsiston në lëvizjen e ngritjes së gishtave. Bëjeni pesë herë.

keratodermiya na stupne

3. Ngrini gishtin e madh

Ushtrimi është pothuajse plotësisht i njëjtë me atë të mëparshëm, përveç që në vend të të gjithë gishtërinjve, ju ngrini vetëm gishtin e madh. Bëjeni pesë herë.

4. Shtrijeni këmbën

Bëjeni ushtrimin në dysheme, në një pozicion të ulur, me këmbët pak hapura. Duke mbajtur majat e gishtërinjve me dorën tuaj, tërhiqini ata pak drejt jush. Bëni stërvitjen pesë herë, pastaj përsëritni të njëjtin ushtrim me këmbën tjetër.

5. Forconi nyjën

Ushtroni duke qëndruar në këmbë, duke zhvendosur peshën e trupit nga njëra shputë në tjetrën, por në mënyrë që kërdhokullat të kalojnë vijën imagjinare me këmbët paksa të hapura. 

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!