Një gjest fisnik, si shenjë mbështetjeje
Kur dikush vuan një dhimbje të tmerrshme, gjëja më e keqe për njerëzit përreth tyre është se ata do të donin t’i ndihmonin, por s’ e dinë se si.
specialistët rekomandojnë që të sëmurin vetëm mbajeni për dore, transmeton Telegrafi.
Ky gjest ia zvogëlon dhimbjen, madje edhe ia balancon frymëmarrjen dhe ritmin e zemrës, thuhet në hulumtim.
Ky efekt më së miri mund të krahasohet me ecjen pranë dikujt – hapat automatikisht fillojnë të përshtaten pa kurrfarë mundimi.
Kështu është edhe në rastin e këtillë: duke dërguar energji pozitive me prekje i ndihmoni personit të sëmurë në atë mënyrë që ai fillon të ndihet më mirë.
Madje edhe vetë qëndrimi ulur pranë të sëmurit ka treguar rezultate pozitive – krijohet qëndrueshmëri e pulsit dhe e frymëmarrjes.
Megjithatë, kjo s’ është e mjaftueshme, pasi ia lehtëson dhimbjen gjithnjë deri në momentin kur personi i afërt e kap përdore të sëmurin.
akoma s’ dihet në tërësi përse mbajtja për dore aq shumë ndihmon në lehtësimin e dhembjes, shkruan Psy Blog.
– Mund të jetë që prekja është një mjet për transmetimin e ndjeshmërisë që rezulton në veprim analgjetik te pacienti, beson Dr. Pavel Goldstein, autor i studimit. /Telegrafi/
The post Si t’i ndihmoni një njeriu kur ka dhimbje: Ky gjest i thjeshtë ofron lehtësim të menjëhershëm për pacientët appeared first on Telegrafi.