© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

🔺S’I TË PARANDALOJM DIARENË NË STINËN E VERËS❓

Shkruan : Dr. Driton Shabani – Gastroenterolog

✅Diarret janë një ndër patologjitë më të shpeshta në stinën e verës.

ÇKA JANË GASTROENTERITET❓

Paraqesin pezmatim të lukthtit dhe zorrëve.

CILËT janë shkaktarët❓
🔹Bakteret
🔹Viruset
🔹Parazitët
Diaret nga viruset përfshijnë numrin më të madh të diarreve. Por në këtë periudhë ushqimet dhe uji mund të jenë gjithashtu burim infeksioni.
✅SIMPTOMAT -mundë të jenë nga të lehta deri tek ato më të rënda që mund të jenë edhe vdekjeprurëse për shkak të humbjes së lëngjeve trupore dhe crregullimit të elektrolitëve.Simptomat më të zakonshme janë:
• Nauzea (të përziera)
• Të vjella
• Diarre
• Ndonjëherë edhe temperaturë
✅TRAJTIMI
Te format e lehta dhe të mesme rekomandohet rehidrimi nga goja duke përdorur elektrolit oral. Mund të jepen dhe rregullues të florës së zorrëve si dhe mbrojtës të mukozës intestinale.Në rastet e rënda rekomandohet shtrimi në spital dhe trajtimi intravenoz dhe në varësi të shkakut mund të bëhet edhe trajtimi etiologjik i sëmundjes.Personat që kanë imunitet të ulët antibiotikët duhet të përdoren me kujdes dhe gjithmonë bazuar në udhëzimet e mjekut.
NË CILAT RASTE DUHET TË PARAQITENI TE MJEKU❓
🔘Duhet që të kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut kur diarretë janë të rënda dhe shoqërohen me shenjat si më poshtë:
☑️Të vjella të shumta kur nuk mund të merren lëngje nga goja
☑️Diarre të ujshme, të shpeshta shoqëruar me gjendje të fikti
☑️Dhimbje të forta të barkut, diarre me gjak të shoqëruara edhe me temperaturë
☑️Tharje e gojës dhe pakësim i urinimit
SI BËHET PARANDALIMI❓
☑️Pini vetëm ujë të ambalazhuar
☑️ Evitoni ushqimet që shiten nga shitësit ambulantorë.
☑️Evitoni akullin e përgatitur nga uji I çezmës.
☑️Të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të gatuara ose që mund të qërohen .
☑️Ushqimet që konsumoni të jenë të freskëta.
☑️Evitoni ushqimet e papërpunuara ose të pagatuara mirë.

#diarret #stinaeveres #gastroenteritet #vjellje #viruset #bakteret #parazitet #mjekuilukthit #gastroenterologu #dritonshabani #drdritonshabani #dhimbjebarku

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.