Thu. Aug 18th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Poezi

SI U TRET DASHURIA

Në mes luleve kam lindur,
Dashuria pa fund më rrethonte,
Atëherë natyra qeshte,
Edhe hëna për mua rrezonte.

Si lule e njomë rritesha,
Me vullnet të fortë në shpirt,
Ngrohtësi për të gjithë dhuroja,
Sikur dielli që bën dritë .

E adhuroja fytyrën e babës,
Që kishte rrudha plot,
Më bënte e sigurt të ndihem,
Të mos trembem nga kjo botë.

Me ëmbëlsi i merrja afër,
Fjalët e nënës sime,
Ajo për mua asgjë s’kursente,
Më ngrohte me ledhatime.

Vëllezër e motra plot,
Me zemër të bardhë,
Dashurinë që më dhuronin,
S’mund ta shkruaj me fjalë.

Me dashuri pa fund,
Na rrezonte sikur hënë,
Mbarë farefisi ynë,
I gjithë fshati anembanë.

E gjithë kjo kohë e ëmbël,
Si koshere me mjaltë,
Na bënte të rriteshim,
Si me krahë të artë.

Ah si të kisha një qelës,
Këtë kohë këtu ta ndaloja,
T’i mbaja të gjithë afër,
Askënd mos ta largoja.

Por jo e pamundur ishte,
Kjo kohë iku shpejt,
Ne u ndamë e u larguam,
Edhe dashuria u tret.

You cannot copy content of this page