Simpsons parashikuan shpërthimin e koronavirusit 27 vjet më parë


Simpsons parashikuan shpërthimin e coronavirusit vdekjeprurës 27 vjet më parë, kanë pohuar tifozët. 
Në një episod nga viti 1993 një virus i quajtur Osaka Flu përhapet pasi banorët porosisin lëngje nga Japonia.
Pretendimi u shfaq në mediat sociale pasi fansat filluan të postojnë në lidhje me ngjashmëritë midis episodit të shfaqjes me titull ‘Marge in Chains‘ dhe shpërthimit aktual global. 
Skenat tregojnë se virusi përhapet pasi punëtorët e sëmurë kolliten mbi të gjitha porositë dhe dërgojnë virusin në Amerikë.
Tifozët e shfaqjes i dërguan këto reagime në Twitter për të diskutuar për ngjashmëritë – pavarësisht faktit se virusi në The Simpsons erdhi nga Japonia ndërsa shpërthimi coronavirusit aktual filloi në Wuhan në Kinë.
Disa janë aq të bindur që ata madje morën kohën për të modifikuar ‘gripin Osaka’ tek ‘Coronavirus’.
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *