Gluteni ndryshe quhet si ‘vrasës i
qetë’ pasi është një prej shkaktarëve kryesor të shumë sëmundjeve shkruan Familja Jonë përcjell Gazeta Shëndeti.
Ndonjëherë, njerëzit mund të mos jenë të vetëdijshëm mbi pasojat që vijnë
nga konsumimi i glutenit, prandaj e rëndësishme është që të dihet nëse jeni intolerant ndaj glutenit.
Disa prej shenjave dhe simptomave që tregojnë se ju mund të jeni intolerantë ndaj glutenit,
janë:
Probleme me sistemin tretës – simptomat dhe shenjat kryesisht janë të lidhura kryesisht me dhembje barku dhe kapsllëk.
Ndryshime në peshë – kur jeni intolerant ndaj glutenit, ju mund të përjetoni
Ndryshime në peshë, pa ndryshuar mënyrën e jetesës, pra pa asnjë arsye.
Kjo ndodh si shkak i problemeve që sjell gluteni në metabolizëm.
Ndryshimet e shpeshta në peshë, pa ndonjë arsye, mund të shkaktojnë edhe sëmundje.
Probleme hormonale – është një lidhje direkte mes intolerancës në gluten dhe
çrregullimeve horomonale, dhe mund të manifestohet me mungesë të ciklit
menstrual e probleme me gjumë.
Probleme me lëkurë – simptomat kryesisht lidhen me irritime të lëkurës në disa pjesë dhe thyerje dhe me thonjë të dobët./Familja Jone