Simptomat “e heshtura” të diabetit (sëmundja e sheqerit), si ta dallojmë dhe parandalojmë sëmundjen

loading...


Studimet e fundit kanë treguar se 25% e njerëzve që janë të prekur nga diabeti (sëmundja e sheqerit) i tipit 2 s’ e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje.

Tregues të këtij tipi të diabetit (sëmundja e sheqerit) janë disa simptoma që në dukje të parë mund të merren normale.

Sipas Living janë disa tregues që vënë në pah se një person vuan nga diabeti (sëmundja e sheqerit) i tipit 2.

Urinimi i shpeshtë gjatë natës

Personat me diabet (sëmundja e sheqerit) s’ kanë një organizëm efikas për rregullimin e sheqerit në gjak. Njerëzit në këto raste uriojnë shpesh për ta larguar sasinë e tepërt të sheqerit në gjak. Urinimi 1 deri në 2 herë gjatë natës është krejtësisht normal, por Po qe se na bie të urinojmë më shpesh paraqet rrezik.

Etja e pashuar

Personat me diabet (sëmundja e sheqerit) gjithashtu kanë etje të madhe. Ata zakonisht përdorin pije të gazuara ose lëngje të tjera, kësisoj gjaku e përthithë sheqerin e tepërt përkohësisht.

Uria

Kur njeriu ka nivele të larta të glukozes në gjak, fillon të dridhet dhe ka nevojë të madhe për të ngërë karbohidrate dhe sheqerna.

Plogështia

Diabetikët gjithashtu ndihen gjithnjë të plogësht. Kjo mbasi ushqimi që konsumohet s’ shpërbëhet në energji dhe s’ shkon në qeliza.

Luhatja e humorit

Ndryshimi i humorit është njëra ndër shenjat që tregon se kemi problem me sasinë e sheqerit në gjak. Te personat e tillë manifestohet një lloj depresioni.

Si këshilla për vërejtjen e hershme të diabetit (sëmundja e sheqerit) dhe parandalimin e tij preferohet konsumimi i sa më shumë fibtrave dhe drithërave. Rënia në peshë dhe aktiviteti fizik gjithashtu janë një ide e mirë. /familjajone

Related posts