Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Simptomat që vijnë nga anemia

Anemia ndodhë kur trupi juaj s’ merr mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, ose ato që i pranon s’kanë mjaftueshëm hemoglobinë. Qelizat e kuqe, janë përgjegjëse për oksigjen në trup dhe largimin e dioksidit të karbonit. Shkaku i anemisë mund të jetë i ndryshëm, por janë disa shenja që s’duhet injoruar.

Keni lëkurë më të zbehtë – kur trupi s’ka mjaftueshëm oksigjen, lëkura ndryshon ngjyrë dhe bëhet më e zbehtë. Kjo ndodhë jo vetëm në fytyrë, por në të tërë trupin, përfshirë pëllëmbat e duarve dhe gjuhën.

Rrahje të parregullta të zemrës – niveli i ulët i hemoglobinës bënë që zemra të funksionojë më ngadalë se zakonisht dhe zemrës i duhet të pompojë më shpesh në mënyrë që ta furnizojë atë me oksigjen.

Marramendje – Nëse organet s’ kanë sasi të mjaftueshme të oksigjenit, trupi ka vështirësi në prodhimin e energjisë, e rrjedhimisht mund të ndiheni të lodhur e të keni marramendje.

Probleme me koncentrim – gjitha organet kanë nevojë për oksigjen, e kjo pa përjashtim. Nëse niveli i oksigjenit është më i ulët, mund të mos keni koncentrim të duhur. /Familja Jone

 

You cannot copy content of this page