Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe u.d e drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Pas përfundimit të këtij takimi, kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli paralajmëroj veprime sindikale në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre.
Ai tha se deri të premten beson që do të realizohen kërkesat e tyre.
“Besoj që Në qoftë se deri të premten realizohen kërkesat do të jemi në rregull. U diskutua për pagesat shtesë, ne do të kërkojmë që kujdestaritë të dyfishohen nga 12 në 36 euro dhe pastaj në bazën e ligjit se siq janë pagu të tjerët të paguhemi edhe ne si komunitet i infermierëve”, tha Havolli transmeton Telegrafi.
E sekretari i kësaj sindikate Enlirat Duraku i cili tash e tetë ditë ka hyrë në grevë urie, tha se ka mbështetje nga i gjithë komuniteti që t’i bashkohen grevës Në qoftë se s’ ju plotësohen kërkesat.
“Është dita e tetë që jam në grevë urie me kërkesat për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesën e orëve shtesë, pagesën e vikendeve dhe rrezikshmërisë. Na u dakordum që brenda dy dite këto çështje të rregullohen dhe konkretizohen, përndryshe unë prapë do të filloj me grevë jo vetëm vetë por do të mobilizohemi krejt komuniteti që të hyjmë në grevë. Të gjithë janë të pakënaqur për trajtimin që kemi deri tash”, tha Duraku.
Related posts
- Infermierët kërkojnë nga Zemaj plotësimin e kërkesave të tyre (0)
- Qeveria ua premtoi, por punëtorët shëndetësorë nuk kanë marrë asnjë cent shtesë (0)
- Pafuqia e shtetit ndaj degradimit mjedisor (0)
- Në kohë të fushatës, ministri i LDK-së prezanton projektin për spital në Podujevë (0)
- Krasniqi: Pandeminë e menaxhuam suksesshëm, pesë klinika i shndërruam për COVID-19 (0)
- Kompani pa-licencë, mungesë oksigjeni, vdekje pas hyrjes në oksigjeno-terapi – Pse Ministria e ShSKUK-ja s’ pranojnë që të japin të dhëna? (0)
- Jep dorëheqje infermieri i QKUK-së Enlirat Duraku (0)
- Infermieri Enlirat Duraku, në ditën e 16-të të grevës së urisë thotë se më s’ do të pijë as ujë (0)
- Infermierët anulojnë grevën me kushtin që t’iu dyfishohen pagesat (0)
- Zemaj tregon se a do të hiqet ora policore të dielën (0)
- Zemaj thotë së akoma s’është marrë vendim për masat e reja: Gjendja është e qetë (0)
- Zemaj e cilëson si të suksesshëm menaxhimin e pandemisë (0)
- Vit jo i lehtë për infermierët në Kosovë (0)
- Tërheqja e 10% të kursimeve pensionale vaksinë e duhur apo jo për ekonominë- Flasin qytetarët (0)
- Sulmohet një infermiere në Klinikën Infektive, reagon Sindikata e Infermierëve (0)
- Skenderaj, komuna ku dënohesh Po qe se hedh bërllok (0)
- Skandaloze: Mbi 30 milionë euro reklama, shumica për portale të ‘bosave’ e të partive (0)
- Sindikata e Infermierëve paralajmëron protesta – të pakënaqur me shtesat e ndara nga Qeveria (0)
- Sindikata e Infermierëve i reagon Hotit, kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre (0)
- s’ kam aplikuar si ministër në asnjë tender të paguar me buxhet të Kosovës (0)