Tue. May 17th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Sindroma e muskulit piriformis⚡️⠀

Sindroma e muskulit piriformis (SP) përcaktohet si një neurit (inflamim) periferik i degëve të nervit shiatik i shkaktuar nga një gjendje anormale (irritim apo dëmtim) e muskulit piriformis.⠀

SP përshkruhet si një gjendje e dhimbshme muskulo-skeletore, e karakterizuar nga një kombinim i simptomave duke përfshirë edhe dhimbjen në regjionin gluteal me progredim përgjatë ekstremitetit në anën e afektuar.⠀

❗️Kemi dy forma të paraqitjes:⠀

▪️Primar – ndodh si pasojë e një shkaktari anatomik, me variacione si ndarja e muskulit piriformis ose ndarja e nervit shiatik ⠀

▪️Sekondar – vie si pasojë e disa faktorëve nxitës siç janë makrotraumat, mikrotraumat ose iskemia lokale⠀

Disa shkaktarë tjerë janë hipertrofia e vet muskulit piriformis, artriti i nyjes sakroiliake dhe zëvendësimi total i nyjes së kërdhokullës.⠀

Pacientët me këtë patologji zakonisht kanë dhimbje të vazhdueshme në regjionin lumbal (fundshpinë), dhimbje në regjionin gluteal, mpirje, paraestezi, vështirësi në ecje dhe aktivitete tjera funksionale.

Leave a Reply