Fri. Sep 30th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
BD922819 8D8C 4AB9 A01A C50A161933F1

Sindromi akut i Aortës (Disekcioni/çarja e Aortës)

Sindromi akut i Aortës përfshin disa sëmundje të kësaj ene kryesore të gjakut. Këtu përfshihen:
1. Diseksioni klasik i Aortës (çarje e murit të Aortës),
2. Hematoma intramurale,
3. Pseudoanerizma,
4. Infeksionet e Aortës që shkaktojnë një Ulkus, dhe
5. Çarjet e Aortës qofshin ato traumatike apo iatrogjene.

Si paraqitet kjo sëmundje?

Forma më e shpeshtë është Diseksioni Klasik. Dhimbjet janë të papritura, dhe shfaqen si dhimbje të forta gjoksi në anën e përparme apo mbrapa, dhe dhimbje të forta barku të cilat mund të vazhdojnë deri poshtë në këmbë. Këto dhimbje paraqiten si dhimbje të mprehta dhe të padurueshme, me karakter të shtrëngimit, ndrydhjes apo prerjes.
Diseksioni i Aortës, pas dhimbjeve të lartëpërmendura, tek një pjesë e pacientëve paraqitet edhe me humbje të vetëdijes, me mpirje të duarve apo këmbëve.

Këto dhimbje a janë tipike vetëm për këtë sëmundje?

Jo. Këto dhimbje paraqiten edhe tek infarkti në zemër, tek Embolia mushkërore, Pneumothoraxi apo ndonjë rupturë e Oesofagut (Borehave Syndrome).

Kush është i/e rrezikuar?

Personat e rrezikuar nga kjo sëmundje janë ata të cilët kanë një tension të lartë arterial (hypertension), ndonjë zgjerim të Aortës (Aneurizma), Valvula Aortale me dy fletëza (Bikuspide), Sklerozë e enëve të gjakut (si pasojë e yndyrave), personat që kanë sëmundje të lindura (si ata me Marfan sindromë), dhe së fundi janë të rrezikuar edhe personat që konsumojnë drogë.

Sa persona preken nga kjo sëmundje?

Kjo sëmundje prek 5-8 persona për 100,000 banorë në vit. Që do të thotë se në Kosovë mund të preken rreth 150 deri në 180 persona në vit, ndërsa në Shqipëri rreth 300 persona në vit.

Sa është rrezikshmëria?

Kjo sëmundje ka rrezikshmëri tepër të lartë dhe faktori KOHË është shumë i rëndësishëm. Rrezikshmëria për vdekje llogaritet me 1% në orë. Pra, mbrenda 24 orëve vdesin 30 %, ndërsa mbrenda 48 orëve deri në 50 %. Rreth 80% -90% vdesin mbrenda dy jave.

United Hospital Prishtina
Kontakt: 038 60 70 70 / 046 60 70 70
Info@united-hospital.com
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj M2 10500 Km7 Prishtinë, Kosova
#unitedhospital #prishtina #knowledgeandsolution #dijedhezgjidhje #kosova #cardiacsurgery

You cannot copy content of this page