Wed. Oct 5th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
cropped 5077E98C 61D6 468D BD96 78C839E26A9F 1

Sindromi i kanalit të Guyon-it është neuropati kompresive e ulanrisit për shkak të komprimimit të nervit në atë kanal në anën ulnare të nyjes së dorës. Kanali i Guyon-it është hapsira bazën e të cilit e formon retinakulum karpi transverzum, murin ulnar e formon os pisiforme, kurse kulmin e formon pllaka e tetivës e cila është pjesë e fillimit të tetivës së m. fleksor karpi ulnaris.

Pasqyra klinike. Paraqiten therjet dhe ndjenjën e djegies në gishtin e pestë dhe në faqën ulnare të gishtit të katërt. Në ecurinë e mëtejme të sëmundjes vjenë deri te atrofia e të gjithë muskujve të dorës, përveq muskulit tenar.

Në diagnozë diferenciale për vendin e komprimimit (bryli apo kanali i Guyon-it) na ndihmon analiza e elektrodiagnostikës.

Mjekimi. Me procedurë kirurgjike prehet kulmi i kanalit Guyon-it tetivor dhe lirohet nervi. Kur shkaktar i komprimimit të nervit është ganglioma, duhet hequr.

You cannot copy content of this page