Wed. Oct 5th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
cropped 5077E98C 61D6 468D BD96 78C839E26A9F 1

Sindromi kompresiv i nervit ulnar

Nervi ulnaris shpesh është i komprimuar në sulkus të nervi ulnaris. Në atë vend nervi ulnar gjindet menjëherë nën lëkurë dhe veq dëmtimi i lehtë professional mekanik nëse përsëritet mund të shkaktoj fryerje të indit lidhor dhe komprimim të nervit ulnar. Shkaktarët e komprimimit mund të jenë pasojë e thyerjeve të kockave, të ndryshimeve inflamatore në afërsi të nervit, tumorët etj.

Pasqyra klinike. Therjet në regjionin e inervimit të nervit ulnar. Nëse sëmundja zgjat për kohë të gjatë, paraqitet atrofia e muskujve të vegjël të dorës me pasqyrë klinike tipike.

Mjekimi. Si rregull është kirurgjik. Prehet aponeuroza midis dy kokave të m.fleksor karpi ulnaris dhe bëhet neuroliza. Rrallë bëhet transpozicioni i nervit. Nëse shkaktar është tumori, është e nevojshme të hiqet.

You cannot copy content of this page